Rreth Pick n’Shine
Zgjidhje Profesionale Higjienike
Pick n’Shine është kompani e specializuar në furnizimin me pajisje dhe produkte profesionale higjienike. E regjistruar zyrtarisht në vitin 2020, kompania mbështetet në përvojën dhe ekspertizën e krijuar që nga viti 2016.
Në bashkëpunim me prodhues dhe fabrika të njohura evropiane dhe aziatike, ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh që plotësojnë nevojat e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë gastronominë, hotelerinë, industrinë prodhuese, institucionet shëndetësore, qendrat tregtare, kompanitë profesionale të pastrimit si dhe sektorë të tjerë publikë dhe privatë.
2016
Përvojë që nga viti
2020
E regjistruar zyrtarisht
7
Brende ndërkombëtare
Misioni
Të jemi partneri më i besueshëm dhe lider në furnizimin me produkte higjienike profesionale në Kosovë dhe rajon, duke sjellë inovacion, cilësi dhe standarde të larta në çdo produkt.
Vlerat Tona
- Korrektësi dhe profesionalizëm
- Cilësi e garantuar
- Besueshmëri dhe përgjegjësi
- Partneritet afatgjatë me klientët
- Përkushtim ndaj higjienës dhe standardeve moderne
Brendet që furnizojmë
Keni nevojë për produkte higjienike për biznesin tuaj?
Na dërgoni listën e produkteve ose na tregoni llojin e biznesit — ne ju rekomandojmë zgjidhjen e duhur.






